Tre emra për një stol, në Peqin janë të pavendosur

Tre emra për një stol, në Peqin janë të pavendosur

No Comments on Tre emra për një stol, në Peqin janë të pavendosur

Megjithëse është përcaktuar data se kur do të nisin përgatitjet për sezonin e ri, në Peqin janë të gjithë në pritje për të mësuar emrin e trajnerit të ri që do të drejtojë skuadrën pas largimit të beratasit Mile. Tre emra kanë dalë në skenë për postin e teknikut në stolin peqinas. Klodian Dervishi, në sezonin e fundit ishte zv.trajner dhe gjatë periudhës së fillimqershorit ai zhvilloi stërvitje me skuadrën, duke bërë një seleksionim të futbollistëve të rinj. Sokol Branica, asnjëherë nuk është shprehur zyrtarisht, por as nuk e ka mohuar faktin se është kandidat për të marrë drejtimin e Shkumbinit. Më parë ai ka qenë drejtues i skuadrës peqinase. Gugash Magani, prej disa ditësh është larguar nga drejtimi i skuadrës së Besës dhe në Peqin një pjesë e mirë e tifozërisë e kërkon në krye të stolit. Magani në fakt, deri më tani nuk është prononcuar në lidhje me kandidaturën e tij, por sigurisht që është kandidat potencial për drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top